E Diel, 1 Nëntor 2026

Nën kërcënimin e çekiçit, një person grabit një subjekt kredidhënës në Shkodër

Një grabitje ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Shkodrës.

Bëhet me dije se një person i paidentifikuar është futur në një subjekt kredidhënës me një çekiç në dorë dhe ka marrë një shumë parash.

Ende nuk ka informacion mbi shumën e grabitur, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 15:30, në lagjen “Vojo Kushi”, një shtetas ende i paidentifikuar është futur brenda ambienteve të një subjekti kredidhënës, me një mjet të fortë (çekiç) në dorë dhe, nën kërcënimin e tij, ka marrë një shumë monetare në lekë dhe është larguar.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe vijojnë kontrollet në zonë për kapjen e autorit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin e autorit dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›