Nën kontroll situata nga reshjet në Vlorë, gatishmëri për përballimin e situatës në Durrës

TIRANË, 7 janar/ATSH/ Strukturat shtetërore në gjithë vendin janë në gatishmëri të plotë për përballimin e situatës së krijuar nga reshjet e ditëve të fundit.
Kryeministri Edi Rama ndau sot momente nga puna në terren në bashkinë e Vlorës, ku aktualisht situata e reshjeve paraqitet e qëndrueshme dhe nën kontroll.
Ndërkohë në Durrës, strukturat e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura, sipas Kryeministrit, janë në gatishmëri për përballimin e situatës.
Prej dy ditësh gjithë territori i vendit është përfshirë nga reshje intensive shiu që kanë rritur nivelin e lumenjve apo kaskadave të HEC-eve, ku është operuar me shkarkime të kontrolluara.
/r.e/a.f/