Nën shoqërinë e Ramës, Balluku thyen vezët e Pashkës nga Fieri: Shkëmbyem urimet, por edhe mendime e ide për zhvillimin e zonës

Deputetja e PS, Belinda Balluku ishte në një familje fierake për të uruar Pashkën Ortodokse.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balluku, teksa shfaqet përkrah kryeministrit Edi Rama, shprehet se, përveç urimeve, u shkëmbyen edhe ide për zhvillimin e zonës.

“Në familjen Mone me Kryeministrin Rama, ku ruhet e përcillet tradita e mikpritjes fierake, shkëmbyem urimet për Pashkën, por edhe mendime e ide për zhvillimin e zonës”, shkruan Balluku në rrjetet sociale.
