Nënë Tereza, 21 vjet nga lumnimi i shenjtores shqiptare

TIRANË, 19 tetor/ATSH/ Më 19 tetor 2003, Nënë Tereza u shpall e “Lume” nga papa Gjon Pali II.
Nënë Tereza, siç e njohi bota mbarë Gonxhe Bojaxhiun, ishte simbol i ndihmës dhe respektit për “më të varfërit e të varfërve”, të cilëve ajo u kushtoi jetën.
Ceremonia e shenjtë e lumnimit të Nënë Terezës u mbajt në maj 2011, në Bazilikën e Shën Pjetrit, në Vatikan.
Në kuadër të shërbesës së përkushtuar ndaj nevojtarëve, themeloi urdhrin “Misionaret e Dashurisë” (1951). Për këtë përulësi të pashembullt, do të vlerësohej në vitin 1979 me çmimin Nobel për Paqe, prej nga ku u mësua faqe globit kombësia e saj shqiptare.
Në pasqyrën përmbledhëse të veprimtarisë së “shqiptares trupvogël” në Kalkutë në mesin e viteve ’80, përmblidheshin: kujdestaria e 7 500 fëmijëve në 60 shkolla, mjekimi i 960 000 të sëmurëve në 213 dispanseri, trajtimi i 47 000 viktimave të lebrozës në 54 klinika, përkujdesja ndaj 3 400 të moshuarëve të braktisur dhe birësimi i 160 fëmijë ilegjitimë e bonjakë.
Nënë Tereza, pas shumë kërkesash të refuzuara, u pranua të vizitonte Shqipërinë në 1989-n. Më 16 gusht të po atij viti, mundi të shkelte për herë të parë në vendin e origjinës.
/a.f/r.e/