E Diel, 1 Nëntor 2026

Nënshkruhet elektronikisht marrëveshje mes SHBA dhe Iranit për t’i dhënë fund luftës, firmosin Trump, Vance dhe Ghalibaf

Një zyrtar i lartë amerikan tha të hënën në një telefonatë me gazetarët se detajet e memorandumit të mirëkuptimit të nënshkruar nga SHBA-të dhe Irani do të publikohen publikisht brenda “24 deri në 48 orësh”.

Zyrtarë të lartë të administratës thanë se Memorandumi i Mirëkuptimit u nënshkrua elektronikisht nga Presidenti Donald Trump dhe Zëvendëspresidenti JD Vance, si dhe nga Kryetari i Parlamentit iranian Mohammad Bagher Ghalibaf.

Një ceremoni zyrtare nënshkrimi do të zhvillohet më vonë këtë javë në Gjenevë, duke nisur një periudhë 60-ditore për të dyja vendet për të arritur një marrëveshje përfundimtare paqeje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›