E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Nëntori i rëndësishëm i kombëtares/ Kuqezinjtë kthehen në fushë për dy sfidat e fundit në Nations League

schedule11:54 - 3 Nëntor, 2026

Kombëtarja e Shqipërisë do të kthehet në fushë në mesin e nëntorit për dy sfidat e fundit dhe shumë të rëndësishme në Ligën e Kombeve. Skuadra kuqezi do të luajë në datën 12 në “Air Albania” kundër Finlandës dhe tre ditë më pas do të përballet në transfertë kundër Bjellorusisë për të mbyllur aventurën e saj në grupin kuliafikues të turneut.

Shqipëria kryeson grupin 1 në Ligën C me 9 pikë, ndërsa kërkon të ruajë këtë status për të siguruar promovimin në Ligën B dhe për të mbajtur hapur një tjetër rrugë drejt finaleve të kampionatit të ardhshëm europian.

Federata Shqipare e Futbollit zbuloi axhendën e përfaqësueses kuqezi për dy sfidat e nëntorit.

Trajneri Rolando Maran do të zbulojë listën me lojtarët e grumbulluar më 7 nëntor, vetëm pak përpara konferencës së parë të programuar për mediat.

Pas rezultateve pozitive në katër sfidat e para të Ligës së Kombeve, tekniku pritet t’I besojë sërish pjesës më të madhe të zgjedhjeve të tij të para, por nuk mund të përjashtohen risitë.

Grumbullimi i kombëtares së Shqipërisë dhe përgatitjet e saj do të nisin zyrtarisht në hënën e 9 nëntorit, menjëherë pasi futbollistët e ftuar nga Maran, të lirohen nga impenjimet me skuadrat e klubeve në ndeshjet e fundjavës së ardhshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›