E Diel, 1 Nëntor 2026

“Nëse fitoni në gjykatë, paratë e ngrira kthehen nga shteti”, Rama u përgjigjet banorëve të Zvërnecit

Gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, një nga banorët e Zvërnecit u shpreh se ata janë dakord që projekti të zhvillohet, por më parë prona duhet të kthehet te pronarët.

Ndërkaq Rama u shpreh se “prona është e shitur dhe është fat i banorëve që SPAK”-u po heton. Kryeministri tha se nëse gjykata i nxjerr këta banorë pronarë, paratë e ngrira të cilat bëhen para të shtetit, kthehen sërish nga shteti te pronarët.

Kryeplaku i Zvërnecit replikoi me kryeministrin duke u shprehur se “i kanë hequr titullin e pronësisë pa të drejtë”. Duke iu përgjigjur Rama tha se “unë të përgjigjem nga 2013-ta e këtej. Të më kishit zgjedhur më parë”.

Gjatë takimit nuk munguan edhe batutat, ku Rama u shpreh: “E kanë zakon këta në Vlorë që s’e lëshojnë më mikrofonin. Edhe unë nga ana vlonjate e kam që e mbaj gjatë”.

Ndërsa një prej banorëve tha se është ortodoks, Rama vijoi: “Po ç’domethënë që jeni ortodoksë?! Edhe unë ortodokse e kam pjesën time nga Vlora. Por ju jeni vlonjatë. Ju jeni mbi fetë, madje madje, ju dhe Zoti jeni në garë se kush është Zoti”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›