E Hënë, 2 Nëntor 2026

Nesër Fitër Bajrami, presidenti Begaj uron besimtarët: Festë e paqtimit të shpirtit!

Presidenti Bajram Begaj, uroi sot besimtarët myslimanë për Festën e Fitër Bajramit.

“Gëzuar Fitër Bajramin! Agjërim të pranuar për të gjithë besimtarët!

Përmbyllja e agjërimit, përfundimi i muajit të sakrificës, bëhet me festën e mrekullueshme të Bajramit, me festën e gëzimit, paqtimit të shpirtit dhe me shpresën e mëshirës së Zotit. Për të gjithë shqiptarët dhe familjet e tyre, uroj që Zoti t’u japë begati dhe lumturi!” shkruan Presidenti Begaj në rrjetet sociale.

/vizionplus.tv 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›