E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Nesër kam sebep”/ Gjergj Luca: Ervin Salianji dhe Ilir Alimehmeti të ftuar specialë (VIDEO)

Sipërmarrësi i njohur Gjergj Luca ka bërë një njoftim të veçantë për hapjen e restorantit më të ri të peshkut në Elbasan, të linjës së tij “Allishverishi”.  

Përmes një video-mesazhi, Luca ka bërë të ditur se ceremonia e çeljes do të zhvillohet nesër, duke ftuar në mënyrë të veçuar vetëm Ervin Salianjin dhe doktor Ilir Alimehmetin. 

“Nesër kemi sebep në Elbasan, çelet restoranti më i ri i peshkut të linjës Allishverishi.  

Nga partia ime ftoj vetëm Salianjin dhe doktor Alimehmetin, ju të tjerët ngrohuni në diellin e Shqupit!” – shkruan Luca. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›