E Martë, 3 Nëntor 2026

Netanyahu: Njohja e një shteti palestinez është e barabartë me shpërblimin e terrorizmit

Iniciativa e bashkërenduar nga Irlanda, Spanja dhe Norvegjia për të njohur shtetin palestinez  është e barabartë me “shpërblimin e terrorizmit”, ka argumentuar kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, duke dënuar vendimin.

“Ky do të ishte një shtet terrorist. Ai do të përpiqet të nisë përsëri sulmin që çoi në masakrën e 7 tetorit  dhe ne nuk do të pajtohemi me këtë”, tha Netanyahu, duke kujtuar gjakderdhjen që Hamasi shkaktoi dhe ndezi luftën në Rripin e Gazës.

Në të njëjtën kohë, ai shpjegoi se Izraeli do të mbetet i patrembur në përmbushjen e qëllimit të tij, që është fitorja totale në luftën kundër Hamasit./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›