E Diel, 1 Nëntor 2026

Netanyahu mbërrin në rezidencën Mar-a-Lago, takohet me Trump, presidenti i SHBA: Duhet çmilitarizuar Hamasi

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka mbërritur në Mar-a-Lago, rezidencën luksoze të presidentit amerikan Donald Trump, për të zhvilluar një takim me këtë të fundit.

Jashtë rezidencës, Trump dhe Netanyahu u janë përgjigjur interesimit dhe pyetjeve të gazetarëve.

Një gazetar e pyeti Trumpin se sa shpejt mund të kalonte në fazën e saj të dytë marrëveshja e armëpushimit në Gaza.

“Sa më shpejt që të mundemi, por duhet të ketë demilitarizim”, u përgjigj ai.

“Ne duhet ta çmilitarizojmë Hamasin. Është një nga çështjet që patjetër do ta diskutojmë, por duhet të ketë çmilitarizim të Hamasit.”

Kur gazetarët e pyetën nëse do të jepte “dritën jeshile” për një sulm tjetër ndaj Iranit, Trump nuk u përgjigj. Presidenti amerikan heshtte për një periudhë kohore përpara se t’i përgjigjej një pyetjeje tjetër.

Disa ditë më parë, zyra e kryeministrit izraelit publikoi një video të inteligjencës artificiale në të cilën ai dhe Donald Trump po udhëtonin në një bombardues B-2, i njëjti që u përdor gjatë operacionit amerikan “Midnight Hammer” kundër objekteve bërthamore iraniane në korrik./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›