E Diel, 1 Nëntor 2026

Netanyahu paralajmëron: Izraeli do të vijojë sulmet ndaj Hezbollahut “kudo të jetë e nevojshme”

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se Izraeli do të vijojë të sulmojë Hezbollahun “kudo që të jetë e nevojshme”, pas një marrëveshjeje armëpushimi midis SHBA-së dhe Izraelit.

Izraeli ka deklaruar më parë se armëpushimi nuk e përfshin Libanin, megjithatë Irani thotë se sulmet e vazhdueshme të Izraelit kundër Libanit barazohen me një “shkelje të rëndë” të marrëveshjes .

“Mesazhi ynë është i qartë: Kushdo që vepron kundër civilëve izraelitë do të jetë në shënjestër. Ne do të vazhdojmë të sulmojmë Hezbollahun kudo që të jetë e nevojshme, derisa të rivendosim sigurinë e plotë për banorët e veriut”, deklaroi Netanyahu.

Komentet e tij erdhën pasi Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) njoftuan vrasjen e Ali Yusuf Harshi , sekretarit dhe nipit të sekretarit të përgjithshëm të Hezbollahut, Naim Qassem.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›