E Martë, 3 Nëntor 2026

Netanyahu sulmon Perëndimin: Po inkurajoni Hamas, jeni në anën e gabuar të drejtësisë

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka lëshuar një sulm të drejtpërdrejtë dhe të ashpër ndaj kryeministrit britanik Sir Keir Starmer, presidentit francez Emmanuel Macron dhe Kryeministrit Kanadez Mark Carney, duke i akuzuar ata se me deklaratat  e tyre të fundit po mbështesin Hamas që të qëndrojë në pushtet në Rripin e Gazës. Netanyahy tha se Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Kanadaja po qëndrojnë në anën e gabuar të historisë.

“I them presidentit Francez, Kryeministrit Kanadez dhe atij Britanik se kur vrasësit, përdhunuesit, kriminelët e foshnjave dhe rrëmbyesit ju falenderojnë për punën tuaj, ju jeni në anën e gabuar të drejtësisë, ju jeni në anën e gabuar të njerëzimit dhe në anën e gabuar të Historisë. Këta udhëheqës mendojnë se po bëjnë përparime për paqen, por kjo nuk është e vërtet. Ata po inkurajojnë Hamas që të vijojë të luftojë dhe po I japin shpresv për të krijuar një shtet të dytë palestinez. Kini parasysh nuk do të jetë një shtet I lire, pasi radikalët si Hamas do të kenë kontrollin të mbështetur nga Irani.”

Akuzat e Netanyahut vijnë pasi Britania, Franca dhe Kanadaja dënuan përshkallëzimin e operacioneve ushtarake të Izraelit në Gaza, duke e quajtur situatën humanitare “të patolerueshme” dhe veprimet izraelite si “të papërshtatshme “. Të tre vendet paralajmëruan se mund të ndërmarrin veprime konkrete nëse Izraeli nuk ndalon ofensivën e tij.

Pavarësisht këtij qëndrimi të fundit, të tre shtetet kishin dënuar fuqishëm sulmet e Hamasit ndaj Izraelit rreth 19 muaj më parë dhe kishin shprehur mbështetje për të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur.

Përballë kritikave dhe presionit ndërkombëtar Izraeli riktheu ndihmat humanitare në Rripin e Gazës pas një bllokade 11 mujore. Organizata e Kombeve të Bashkuara njoftoi se mbi 130 kamionë me ndihma kanë kaluar në enklavën palestineze./abcnews.al

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›