E Hënë, 2 Nëntor 2026

Nga 1 shtatori hapen aplikimet për pranim në Policinë e Shtetit, 402 funksione për Patrullë të Përgjithshme

Nga 1 shtatori hapen aplikimet për pranim në Policinë e Shtetit për Patrullë të Përgjithshme.

402 kuota janë të lira, nga të cilat 52 i takojnë konkurrentëve të shpallur fitues në aplikimin e fundit dhe të cilët ishin në listëpritje, ndërsa 350 kuotat e tjera do të jenë për konkurrentët e kësaj faze.

Aplikimet do të jenë të hapura deri më datë 21 shtator.

Kriteret për aplikim

Çdo shtetas që plotëson kriteret e mëposhtme, ka të drejtë të aplikojë pranë drejtorive vendore të Policisë ku ai ka vendbanimin e përhershëm:

  • të jetë shtetas shqiptar;
  • të jetë jo më shumë se 30 vjeç;
  • të jetë me gjatësi jo më pak se 170 cm për meshkujt dhe jo më pak se 160 cm për femrat;
  • të ketë përfunduar arsimin e mesëm (nuk përjashtohen shtetasit që kanë përfunduar arsimin e  lartë);  
  • të mos jetë i përjashtuar nga Policia e Shtetit, strukturat e tjera të sigurisë kombëtare apo të jetë larguar nga shërbimi civil;
  • të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën;
  • të mos jetë i dënuar me vendim gjykate, të formës së prerë, për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  • të ketë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit B;
  • të plotësojë kriteret e besueshmërisë dhe të integritetit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›