E Diel, 1 Nëntor 2026

Nga Amerika në Ferma Vip, Iliri surprizohet nga këngëtarja e njohur

Surprizat në natën e madhe të Ferma Vip nuk kanë fund.

Pas Bujakës, ishte radha e Ilirit të përjetonte momente emocionuese. Pasi pa klipin e rrugëtimit të tij në këtë reality shoë, balerini i njohur u surprizua nga këngëtarja e mirënjohur e Shqipërisë së Mesme Merita Halili, e cila udhëtoi nga SHBA.

Merita Halili këndoi disa këngë nga repertori i saj, të cilat u shoqëruan në kërcim nga balerinat shqiptare. Pjesë e tyre, ishte edhe studentja e Ilir Shaqirit, Klarisa.

Në mbështetje të Ilirit në studio janë ede prindërit, bashkëshortja, vajza dhe dhëndri i tij.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›