E Diel, 1 Nëntor 2026

Nga Sarajeva në Hagë, drejtësia rikthehet te krimet e luftës/Në fund të qershorit takim në Hagë. Prokuroria e Milanos nën drejtimin e hetimeve

Një fotografi ku tregohet edhe një silenciator çoi në sekuestrimin e armës por edhe vazhdimin e hetimeve nga prokuroria e Milanos për të dyshuarit ‚‘snajper‘‘ të rrethimit të Sarajevës në vitet 1992-1995.

Më shumë se 30 vite pas luftës në Bosnjë, drejtësia evropiane ,EUROJUST, me qendër në Hagë po përpiqet të hedhë dritë për një nga episodet më të errëta të rrethimit më të gjatë  të një kryeqyteti në kohët moderne, dhe prokuroria e Milanos po heton disa persona të cilët paguanin për tu bashkuar me snajperët serbë.

Mediat italiane raportojnë se në fotografinë e 65 vjeçarit si të dyshuar, ai shfaqej me uniformë por vendi ende nuk është bërë i qartë nëse është në Bosnjë apo diku tjetër. Në hetim janë edhe tre të tjerë që janë thirrur në prokurori për tu marrë në pyetje në fund të muajit, ndërkohë që në javën e fundit të qershorit një takim koordinues pritet të mbahet në selinë e EUROJUST në Hagë mes hetuesve nga Italia, Belgjika dhe Bosnja-Hercegovina, shtete këto që po hetojnë çështjen se bashku me Zvicrën dhe Austrinë. 

Nëse dyshimet vërtetohen Evropa mund të përballet me një të vërtetë tronditëse, deri diku e paralajmëruar në dokumentarin e ‘’Sarajevo Safari’’ ku edhe pse mes shumë polemikash ndezi një drite shpresë për të gjithë ata që i mbijetuan luftës por edhe vënie të drejtësisë për ata që nuk jetojnë më, por që kujtesa mbetet një detyrim pasi asgjë nuk harrohet. 

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›