E Diel, 1 Nëntor 2026

Nga Vllaznia tek Egnatia, mbrojtësi brazilian nis një aventurë të re në Superiore

Egnatia ka zyrtarizuar afrimin e mbrojtësit brazilian Andrey Yago. 28-vjeçari e njeh mirë kampionatin shqiptar, pasi sezonin e kaluar ishte pjesë e Vllaznisë, skuadër me të cilën luajti 35 ndeshje në kampionat, duke shënuar edhe 3 gola.

“KF Egnatia ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e mbrojtësit brazilian Andrey Yago.

Me eksperiencën, cilësitë dhe profesionalizmin e tij, ai i bashkohet familjes sonë për sfidat e reja që na presin. I urojmë shumë suksese me fanellën bardhejeshile dhe sa më shumë fitore së bashku!”, shkruhet në njoftimin e klubit rrogozhinas.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›