E Diel, 1 Nëntor 2026

Nga kërkimi shkencor tek inovacioni/ Rama: Ja projektet që do mbështeten nga një financim prej 7 milionë euro

TIRANË- Kryeministri Edi Rama thotë se projektet në fushën e kërkimit shkencor, në teknologji dhe inovacion do të mbështeten me një financim prej 7 milionë euro. Me një shënim në Facebook, Rama ka treguar detaje konkrete për projektet që do të mbështeten financiarisht. “Ministria e Arsimit përmes Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit mbështet me një financim prej 7 milionë eurosh thirrjet për: -Projektet e kërkimit shkencor dhe zhvillimit; -Projektet e teknologjisë dhe inovacionit; -Projektet e infrastrukturës së kërkimit shkencor; duke u dhënë mundësinë të gjitha universiteteve, njësive të kërkimit shkencor dhe kërkuesve shkencorë të zhvillojnë programet e tyre në nivelet më të larta të cilësisë së kërkimit, frymës së inovacionit dhe për të prodhuar impakt real në aktivitetin ekonomik, social e teknologjik të vendit”, shkruan Rama./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›