E Diel, 1 Nëntor 2026

Nga mbledhja e Këshillit të Ministrave Keshilli i Ministrave miratoi ne mbledhjen e tij te sotme vendimin "Për kontributin e mëtejshëm të Qeverisë Shqiptare në ngritjen e Ushtrisë KombÃ

Nga mbledhja e Këshillit të Ministrave

Keshilli i Ministrave miratoi ne mbledhjen e tij te sotme vendimin "Për kontributin e mëtejshëm të Qeverisë Shqiptare në ngritjen e Ushtrisë Kombëtare Afgane, në kuadër të përpjekjeve të Koalicionit Ndërkombëtar Kundër Terrorizmit".
Ky vendim realizon vazhdimin e ndihmës që Qeveria Shqiptare jep për forcimin e Ushtrisë Afgane, duke i vënë në dispozicion armatime të lehta dhe municione. Republika e Shqipërisë si pjestare aktive e koalicionit ndërkombëtar kundër terrorizmit ka kontribuar me trupa ushtarake, armë dhe pajisje luftarake në Afganistan.

Gjithashtu Qeveria miratoi edhe vendimi "Për krijimin e Universitetit Ushtarak "Skëndërbej". Sipas këtij vendimi Akademitë ushtarake ekzistuese - "Skënderbej", Akademia e Detarisë dhe ajo e Aviacionit–do të ristrukturohen në një institucion të vetëm arsimor, me statusin e shkollës së lartë të nivelit universitar, me mision arsimimin profesional dhe shkencor të kandidatëve për oficerë për të gjitha strukturat e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Kohëzgjatja e studimeve do të jetë 4 vjet.
Diploma e oficerit do të ketë vlerën e diplomës së nivelit të parë universitar. Burim bazë rekrutimi për kontigjentin e oficerëve të rinj që do të përgatiten në shkollën e lartë ushtarake do të jetë shkolla e mesme (me përzgjedhje).
Per kete qellim eshte hartuar platforma e një modeli të ri të reformuar të sistemit të arsimit ushtarak në Republikën e Shqipërisë. Kjo platformë synon rritjen e cilësisë së oficerëve të rinj; të bëhet më i pëlqyeshëm profesioni i ushtarakut të karrierës dhe t'u krijohen të rinjve mundësi konkurimi real në shoqërinë e hapur.
Universitetit Ushtarak "Skëndërbej" do të fillojë nga funksionimi, në shtator të vitit 2004, në vitin e ardhshëm akademik 2004-2005.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›