E Hënë, 2 Nëntor 2026

Nga mësimdhënia, në librashitës/ Ish mësuesin e gjuhës angleze e gjen çdo ditë në shëtitoren e Himarës

Nga klasa në stendën e librave… dikur mësues i gjuhës angleze, sot Ilir Bobo nga Fieri ,kalon ditët mes faqeve të librave në shetitoren e Himarës.

Një kthesë që nuk erdhi nga zgjedhja, por nga jeta, problemet me shikimin nuk e lejuan të vazhdonte profesionin që e kishte ushtruar me pasion

Në stenden e tij ndalen edhe qytetare qe zgjedhin te marrin nje liber per te lexuar ne shezlong

Por Jo vetem pushuesit vendas, Ilir bobo thote se turistet e huaj kane me shume interes per te blere

“ E blejnë edhe për kulturë. Gjithmonë i shikoj me libra me vete. Janë lexues më të mirë se ne”

Mes titujve që kanë ngjallur interes, ai ndalet edhe te libri i tij më i ri, “Valët e Dhimbjes”, ku i dedikon bashkëshortes një poezi

Mes librave dhe bisedave me lexuesit, ai ka nje dëshirë të thjeshtë, qytetaret ti kthehen librave

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›