E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngjarja e Zvërnecit/ Dhunoi dhe tërhoqi zvarrë protestuesin, lihet në burg roja i policisë private, Geraldo Biba

Arrest me burg. Vendimi për efektivin e policisë private. Është zhvilluar në Gjykatën e Shkallës së Parë në Vlorë seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj shtetasit Geraldo Biba, efektiv i policisë private, i ndaluar nga policia pas ngjarjes së ndodhur në Zvërnec më 30 maj.

Seanca u drejtua nga gjyqtari Etien Isak, ndërsa prokurore e çështjes ishte Julinda Gjika. Pasi u dëgjuan palët dhe prokuroria kërkoi caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, gjykata vendosi të lërë në fuqi kërkesën e prokurorisë, duke caktuar ndaj të ndaluarit masën “arrest në burg”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›