E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngjarje e rëndë në Pogradec/ E mitura shtatzënë pas abuzimit, arrestohet autori i dyshuar, rreth 67-vjeç

POGRADEC– Një 12-vjeçare pas një vizite në spitalin e Korçës, ka rezultuar të jetë shtatzënë, rreth 22 javëshe.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se e mitura është abuzuar seksualisht me forcë nga një i moshuar me njohje familjare me familjen e të miturës.

Rasti është evidentuar pasi vajza kishte ndryshime fizike, çka detyroi prindërit ta çonin në spital për ekzaminim. Pas vizitës u konfirmua se e mitura ishte shtatzënë.

Mësohet se i moshuari, Rushan Selko, 68 vjeç e ka kërcënuar vazhdimisht të miturën për të mos treguar ngjarjen ndërsa policia ka bërë arrestimin e këtij të fundit.

Aktualisht po kryhen veprimet hetimore dhe po merren në pyetje familjarët, ndërsa vajza ka pranuar ngjarjen në prani të psikologut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›