E Martë, 3 Nëntor 2026

Ngjarje tragjike në Ersekë, 65-vjeçari goditet për vdekje nga rrufeja

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në fshatin Qinam të Ersekës, ku një banor është goditur nga rrufeja.

Sipas informacioneve paraprake, viktima dyshohet të jetë një 65-vjeçar me inicialet A.A., i cili ka ndërruar jetë në vend si pasojë e goditjes fatale.

Policia lokale është nisur drejt vendngjarjes për të kryer hetimet e nevojshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›