E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngordhje masive e troftes ne Institutin Hidrobiologjik

Ne hurdhat dhe basenet e pllenimit te troftes ne Institutin hidrobiologjik ne Oher ka ndodhur nje ngordhje masive e troftes.

Sipas informacioneve ngordhja ka ndodhur gjate nates se mbremshme kur basenet e Institutit hidrobiologjik kane mbetur pa furnizim me uje nga NP Proakva qe ka shkaktuar mungesen e oksigjenit.

Pergjegjesit e Proakves dhe te Institutit hidrobiologjik kane deklaruar se nuk nevojitet te alarmohemi per kete ngjarje sepse demi nuk eshte aq i madh sa duket pjesen tjeter te troftes qe po perpiqemi ta shpetojme do ta spostojne ne hurdhat e pllenimit te troftes ne fshatin Llukove. Per kete ngjarje nuk ka pergjegjesi askush.

Duket se Instituti hidrobiologjik ka mbetur pa uje per shkak se eshte ndie mungese uji ne qytetin e Ohrit.

Sipas vleresimeve ne hurdhat e basenet e troftes ne Oher kane ngordhur mbi 100 kg trofta qe sipas informacioneve nga Ohri ato do te perfundojne neper hotelet e restorantet e Ohrit. ah/Shqiptarja.com/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›