Ngrohja me kaldaja në shkolla, në Gjirokastër vazhdon normalisht procesi mësimor

Institucionet arsimore në Gjirokastër funksionojnë rregullisht, duke zhvilluar të plotë procesin mësimor. Në këto ditë ku temperaturat kanë shënuar ulje pas reshjeve të dendura, ngrohja nuk mungon. Në të gjitha godinat ajo realizohet me kaldaja.
Moti i ftohtë nuk ka ndikuar në uljen e frekuentimit të tyre. Madje mungesa nuk janë shënuar as nga virozat apo gripi të që qarkullojnë në këtë periudhë.
Godinat arsimore në bashkinë Gjirokastër nuk u prekën nga përmbytja. Dhe për ato problematika të vogla që shfaqën, punonjësit e mirëmbajtjes ndërhynë menjëherë duke siguruar zhvillimin normal të procesit mësimor.
Gazetare: Y.Ponde
/rtsh.al/