Nikolla shfaqet në krah të Ramës pasi dha dorëheqjen si kryetare e Kuvendit, emrat që mund ta zëvendësojnë

Lindita Nikolla vetëm dy ditë pasi dha dorëheqjen si Kryetare e Kuvendit, është shfaqur në Kongresin e Partisë Socialiste krah kryeministrit Edi Rama, njëherësh kryetar i PS.
Nikolla njoftoi mbrëmjen e së premtes se për arsye shëndetësore nuk do të mund të mbajë më postin e kryetares së Kuvendit.
Ndërkohë që mbetet për tu parë nesë gjatë ditës së sotme kryeminsitri Edi Rama do të njoftojë pasardhësen/in e Nikollës në krye të Kuvendit.
Gazetarja Enkelejda Mema në një lidhje me edicionin e lajmeve të orës 12:00 të moderuar nga Frida Mavriqi në Vizion Plus, bëri me dije se dy nga emrat që mund të zëvendësojnëv Nikollën janë Ermonela Felaj dhe Elisa Spiropali.
Kjo pasi, aktualisht e para mban postin e nënkryetares së Kuvendit, ndërsa Spiropali atë të ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.
/Vizionplus.tv/