E Diel, 1 Nëntor 2026

Nikolson-Friman, adoleshentët e pjekur në Millenium

Një dyshe e çmuar aktorësh vijnë sot në ekranin e Kinema Millenium me një komedi që ka bërë shumë bujë. “The Bucket List”, është filmi me regji të Rob Reiner dhe me lojën e aktorëve Jack Nicholson, Morgan Freeman, Sean Hayes, që nis të shfaqet nga sot në Tiranë. Gjatë 97 minutave premtohen të qeshura dhe ca të vërteta të hidhura. Fabula vërtitet rreth dy personazheve, miliarderit Eduard Kol dhe mekanikut Karter Çambers, jetët e të cilëve kryqëzohen në një dhomë spitali. Të dy i bashkon dëshira për të kaluar pjesën e mbetur të jetës duke bërë gjëra që kanë dashur, por pa mundur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›