E Diel, 1 Nëntor 2026

Nipi i Nehat Kullës hidhet nga ura 160 metër e lartë në Klos, nxirret nga humnera trupi i pajetë

Një ngjarje e rëndë është shënuar pak pas mesnate në rrugën e Arbrit.

Një 40 vjeçar dyshohet se është vetëhedhur nga ura e fshatit Fshat në Klos.

40 vjeçari Klodian Kulla që raportohet të jetë nipi i Nehat Kullës ka ndaluar automjetin mbi urë dhe është hedhur në një lartësi prej 158 metrash duke përfunduar në shkëmbinjt e zallit të Fshatit.

Kanë qenë kalimtarët ata që kanë sinjalizuar policinë e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe në orët e para të mëngjesit është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të Klodian Kullës.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë ku është përqendruar pistën e vetëvrasjes por edhe të vrasjes.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›