E Martë, 3 Nëntor 2026

Nis Euro U-17 në Tiranë, Shqipëria humb ndeshjen e parë ndaj Portugalisë

TIRANË, 19 maj /ATSH/ Kombëtarja U-17 e ka nisur me humbje rrugëtimin në Evropianin për 17-vjeçarë, event që mbahet Shqipëri.

Kuqezinjtë u mposhtën në stadiumin “Arena Kombëtare” nga Portugalia, me rezultatin e thellë 0-4. Luzitanët ishin dominues gjatë gjithë takimit dhe u shpërblyen me 4 gola të shënuar.

Quintas zhbllokoi takimin në minutën e 36-të, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë. Në fraksionin e dytë, portugezët shënuan edhe tre herë të tjera me Mide, Cabral dhe Soares, për të vulosur shifrat në 0-4.

Në hapjen e Evropianit morën pjesë edhe Kryeministri Edi Rama, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu dhe presidenti i FSHF, Armand Duka.

Shqipëria është pjesë e grupit A, ku përveç Portugalisë, bëjnë pjesë edhe Franca me Gjermaninë.

Euro U-17 mbahet në Shqipëri dhe organizohet nga FSHF-ja në katër stadiume: “Arena Kombëtare”, “Elbasan Arena”, “Egnatia Arena” dhe “Niko Dovana”. /j.p/

Euro U-17, ndeshja Shqipëri -Portugali Foto: Agim Dobi 1 nga 12

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›