Nis “Shekullorët” në RTSH, cikël reportazhesh që sjell historinë edhe sekretet e personave më jetëgjatë në Shqipëri

U bëfsh edhe 100 vjeç! Ky është urimi që të gjithë marrim e japim për ditëlindje, por sa nga ne e kanë prekur këtë moshë? Në Radio Televizionin Shqiptar, nisi cikli i reportazheve “Shekullorët’, ku çdo javë do të prezantohet historia dhe sekreti i jetëgjatësisë së një personazhi.
Në udhëtimet nëpër Shqipëri, jemi njohur me “shekullorë” frymëzues, që ende punojnë dhe kontribuojnë në format nga më të ndryshmet.
“Shekullorët” është një cikël reportazhesh që synon të inspirojë njerëz e për të treguar që etaloni i shoqërisë njerëzore po ndryshon, për të pasur në të ardhmen më shume mbi 90-vjeçarë mes nesh.
/rtsh.al/