Nis lirimi i protestuesve të arrestuar, priten me përqafime e duartrokitje nga familjarë dhe qytetarë

Ka nisur lirimi i protestuesve të arrestuar pas tensioneve në protestën e zhvilluar ditën e enjte. Protestuesit kanë lënë bllokun e sigurisë në rrugën “Mine Peza”.
Gjykata e Tiranës shpalli pak më parë verdiktin për 19 protestuesit që u arrestuan pas përplasjes me policinë në tubimin e 2 korrikut.
Për protestuesit Everest Bardh dhe Ervin Gega u caktua masa e arrestit në shtëpi, pavarësisht se prokuroria kërkoi arrest me burg për ta, duke argumentuar se kishin kryer akte dhune duke shkatërruar makinën e policisë.
Ndërsa Altin Hila, babai që u bë simbol i protestës, pasi shfaqej bashke me fëmijën e sëmurë u la i lirë, edhe pse fillimisht prokurori kërkoi burg, e më vonë e zbuti qëndrimin duke kërkuar arrest shtëpie.