E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Nis me problematika procesi votimit në Durrës/ Mungojnë komisionerët e Partisë Demokratike

Procesi i votimit në qytetin e Durrësit ka nisur me problematika. Gazetarja e ABC News, Habi Hoxha e cila është duke ndjekur nga afër këtë proces raporton se në shumë qendra votimi në Durrës nuk funksionojnë pajisjet e identifikimit.

Gjithashtu disa komisionerë të PD në shumë qendra votimi nuk janë paraqitur në kohë. Ndërkohë që në dhjetëra qendra votimi nuk vijon procesi i votimit./abcnews.al

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›