E Martë, 3 Nëntor 2026

‘Nis për herë të parë Shkolla Verore’, Rama: Programi do të pilotohet në 3 bashki, mbi 1000 nxënës të përfshirë

Për herë të parë në vend, në 10 shkolla të Tiranës, Kamzës dhe Durrësit nisi projekti i Shkollës Verore. Përmes një postimi në Facebook, Rama u shpreh se ky projekt që pilotohet në 3 bashki do të përfshijë më shumë se 1000 nxënës dhe do të zgjasë 3 javë.

“Për herë të parë, 10 shkolla në Tiranë, Kamëz dhe Durrës nisën sot Shkollën Verore, një model i ri, që synon të sjellë më shumë mundësi zhvillimi për fëmijët përmes lojës, sportit dhe argëtimit

Ky program i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit që po pilotohet në 3 bashki, do të zgjasë dy javë dhe do të përfshijë mbi 1000 nxënës nga klasa I-V në 10 shkolla”, shkruan Rama. / abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›