E Hënë, 2 Nëntor 2026

Nis procesi për zbatimin e standardit ndërkombëtar Green List, të IUCN

TIRANË, 20 qershor/ATSH/ Në mjediset e “inNature”, kubi i Agjencisë Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, te Piramida, u zhvillua seminari (workshop) i parë për zbatimin e Standardit Ndërkombëtar Green List IUCN.

Ky seminar u organizua nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura në bashkëpunim me Unionin Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN).

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në një postim në rrjetet sociale tha se ky aktivitet shënon një hap mjaft të rëndësishëm drejt forcimit të menaxhimit dhe qeverisjes së zonave të mbrojtura sipas standardeve më të larta ndërkombëtare.

“Puna për përfshirjen e Shqipërisë në Green List do të nisë me Parkun Kombëtar të Lumit Vjosa, një nga asetet më të çmuara natyrore dhe simbol i mbrojtjes së biodiversitetit, për të vijuar më tej dhe me katër parqe të tjera kombëtare”, tha MTM.

1 nga 5

/k.s//r.e/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›