E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis protesta para Kuvendit, qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë, akuza dhe ndaj opozites

Disa protestues janë mbledhur mëngjesin e kësaj të marte përpara godinës së Kuvendit të Shqipërisë, aty ku pritet të zhvillohet seanca plenare e radhës.

Me pankarta dhe thirrje kundër qeverisë, pjesëmarrësit vijojnë protestën e nisur prej ditësh, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit dhe largimin e qeverisë.

Gjatë tubimit, protestuesit kanë drejtuar kritika jo vetëm ndaj mazhorancës, por edhe ndaj opozitës. Ata e kanë akuzuar opozitën se, sipas tyre, nuk po përfaqëson interesat e qytetarëve dhe se është “e shitur”, duke pretenduar se nuk po ushtron një opozitarizëm të fortë ndaj qeverisë.

Në zonën përreth Kuvendit janë angazhuar forca të shumta policie për të garantuar mbarëvajtjen e protestës dhe zhvillimin normal të seancës parlamentare.

Deri më tani, protesta është zhvilluar pa incidente, ndërsa mbetet për t’u parë nëse tubimi do të vijojë edhe gjatë zhvillimit të seancës plenare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›