E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis sonte spektakli i muzikës italiane – Edicioni i 76-të i Festivalit të Sanremos do të transmetohet në rrjetin e kanaleve të RTSH-së

Nis sonte spektakli i muzikës italiane, edicioni i 76-të i Festivalit të Sanremos nën moderimin e Carlo Contit i cili është njëherësh edhe drejtori artistik i këtij edicioni. Aktori  turk, Can Yaman, do të jetë një nga bashkë prezantuesit e Festivalit të Sanremos 2026.

Aktori do të prezantojë së bashku me drejtuesin kryesor Carlo Conti dhe këngëtaren e njohur italiane Laura Pausini në natën e parë të festivalit, Festivali i Sanremos do të zhvillohet nga 24 deri më 28 shkurt dhe në të do të marrin pjesë gjithsej 30 artistë.

Ndër pjesëmarrësit është edhe këngëtari Ermal Meta me këngën “Stella stellina”. Meta kishte përfaqësuar më parë Italinë në Eurovision 2018 së bashku me Fabrizio Moron. Gjithashtu në garë do të jetë edhe këngëtari Raf me këngën “Ora e per sempre”, i cili kishte përfaqësuar Italinë në Eurovision 1987 Ashtu si në vitet e mëparshme, fituesi i Festivalit të Sanremos do të fitojë të drejtën për të përfaqësuar Italinë në Eurovision.

Struktura e festivalit parashikon që në natën e parë të performojnë të gjithë artistët, ndërsa votimi do të kryhet nga juria e mediave. Netët e dyta dhe të treta do të ndajnë garuesit në dy grupe, me votim nga juritë e radiove dhe publiku. Nata e katërt do t’i dedikohet interpretimeve të këngëve të njohura dhe nuk do të ndikojë në rezultatin përfundimtar.

Në natën e pestë dhe finale, të gjithë artistët do të rikthehen në skenë, ndërsa fituesi do të përcaktohet përmes kombinimit të televotimit, jurisë së mediave dhe asaj të radiove. Festivali  do të transmetohet për publikun shqiptar në RTSH1, RTSH2, RTSH Muzikë dhe Radio Tirana 1, duke sjellë atmosferën e Sanremos drejtpërdrejt në ekranet dhe valët e RTSH-së.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›