Nis spektakli i Ferma VIP! Surpriza dhe përballje, çfarë do të ndodhë sonte?

Starton Ferma VIP 2 në Vizion Plus, spektakli i rekordeve dhe i gjithë familjeve shqiptare.
Nën moderimin e Luana Vjollcës dhe nën opinionet pikante e të drejtpërdrejta të Zhakut dhe Kastro Zizos, sot do të ketë të tjera debate, surpriza dhe përballje mes fermerëve.
Kush do të jenë katër fermerët më të votuar nga publiku që do të përballen në një sfidë dyshe? Grupi që do të humbasë këtë betejë do të kalojë automatikisht në televotim kokë më kokë për eliminim të premten e ardhshme.
Andrea si kryefermer, a ia doli të qëndronte në krye të punëve në fermë?
Debate, tension dhe emocione të reja mes dhjetë fermerëve të mbetur në garë.
Këto dhe shumë të tjera mbeten për tu zbuluar në Vizion Plus dhe në dy kanale të dedikuara në Tring. Gjithashtu mund ta ndiqni spektaklin tuaj të preferuar Ferma VIP 2 LIVE në linkun e YouToube.
/vizionplus.tv