E Hënë, 2 Nëntor 2026

Nis spektakli i rekordeve! Mos e humbisni Ferma VIP, çfarë do të ndodhë sonte?

Pas suksesit të jashtëzakonshëm dhe vendosjes së rekordeve të reja mbrëmjen e së hënës, nis nata e dytë e Ferma Vip 2 në ekranin e gjithë shqiptarëve në Televizionin Kombëtar Vizion Plus.

Nëse e hëna ishte nata e emocioneve, mbrëmja e surprizave dhe e nkohjeve, kjo e sotmja do të jetë ajo e përballjeve, sfidave, vendimeve dhe të vërtetave.

Çfarë ndodhi këto pesë ditë në Ferma Vip 2? Cilët janë verdiktet e publikut për më të mirin e javës?

Të gjitha këto mund t’i mësoni tani në spektaklin më të ndjekur në mediumet shqiptare, i moderuar nga e magjishmja Luana Vjollca dhe nën analizën e dy opinionistëve “snajperistë” ndaj detajeve, Kastro Ziso dhe Zhaku.

Në këtë natë të gjatë nuk do të mungojnë surprizat, por edhe vendimet e AGAIT.

Koha është tani, ndiqeni LIVE në Vizion Plus dhe në dy kanale të dedikuara në Tring, si dhe për të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë trojeve tona, LIVE në linkun e YouTube.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›