Nis takimi i Ramës me shqiptarët në Athinë, kryeministri mbërrin në stadiumin “Galatsi”

Ka nisur takimi i kryeministrit Edi Rama e emigrantët shqiptarë në Athinë.
Rama ka mbërritur në stadiumin “Galatsi” i shoqëruar nga forca sigurie, teksa shqiptarë të shumtë janë të pranishëm.
Takimi ka nisur me himnin kombëtar të Shqipërisë dhe ka vijuar me performancën e këngëtares Era Rusi.
Para shqiptarëve në Athinë do të mbajnë fjalën e tyre Romina Kuka, Majlind Dhuka, Blendi Klosi, Elisa Spiropali dhe në fund kryeministri Rama. /vizionplus.tv