Nisi si sherr fëmijësh, përfundoi në tragjedi! Zbardhet ngjarja e Roskovecit ku u vranë dy vëllezërit

Gazetari i Vizion Plus Ilmi Saliaj ka arritur të sigurojë më shumë detaje nga vrasja në Roskovec.
Viktima të kësaj vrasje dy vëllezër, Lavdimir Kurtaj dhe Gramoz Kurtaj.
Sipas dëshmive në vendngjarje shkak i konfliktit që përfundoi me dy viktima mendohet të jetë një grindje mes fëmijëve mbremjen e djeshme
Në momentin që ka ndodhur ngjarja me dy viktimat kanë qenë në një lokal të vogël në qendër të fshatit që e kanë pronën e tyre.
Policia arrestoi autorin e ngjarjes, Altin Kuka 49-vjeç./vizionplus.tv