E Diel, 1 Nëntor 2026

“Një arkivë që ndriçon është një komb që kujton”/ Rama publikon pamjet nga transformimi i Arkivit të Filmit

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot me publikun pamje nga transformimi rrënjësor i Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit (AQSHF), institucionit që ruan trashëgiminë vizuale dhe historike të Shqipërisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka evidentuar rëndësinë e modernizimit të kësaj strukture, jo vetëm si investim infrastrukturor, por si një detyrim ndaj kujtesës kombëtare.

“Një arkivë që ndriçon është një komb që kujton”, shkruan Rama krah pamjeve.

Ky transformim synon të garantojë kushte optimale për ruajtjen, restaurimin dhe digjitalizimin e fondit të pasur kinematografik shqiptar, duke shpëtuar nga degradimi mijëra tituj filmash, dokumentarësh dhe kronikash që datojnë prej dekadash.

  • /rtsh.al/

    Më shumë nga Kultura

    Të gjitha ›