E Martë, 3 Nëntor 2026

“Një hap tjetër më afër BE-së”/ Marta Kos: Urime Shqipërisë për hapjen e Grupit 3

Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, uron Shqipërinë për hapjen e grupit-kapitullit të tretë për Shqipërinë.

Grup kapitulli i tretë, përbëhet nga Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithpërfshirëse.

“Urime Shqipërisë për hapjen e Grupit 3 mbi konkurrueshmërinë dhe rritjen gjithëpërfshirëse sot! Kjo do të thotë një ekonomi më e fortë shqiptare në dobi të qytetarëve tuaj dhe një hap tjetër më afër BE-së. Zgjerimi në BE ka të bëjë me përparimin ditë pas dite.”, shkruan Marta Kos në rrjetin social X.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›