E Diel, 1 Nëntor 2026

Një histori shqiptare / Mes viktimave, tre shqiptarë. Flet djali i njërit prej tyre

Mes 2977 viktima të sulmit terrorist ndaj Kullave Binjake në Neë York, ishin edhe tre shqiptar: Rrok Camaj, Mon Gjonbalaj dhe Simon Dedvukaj.

Vicent Camaj, I biri I të ndjerit që njihej mes miqve edhe si Roko, përkujton të atin çdo vit me një vizitë në memorialin e 11 shtatorit. Për Abc Neës, Vincent rrëfen se dhimbja peshon njëjtë si 25 vite më parë.

“Kam kaluar një jetë më të gjatë pa babain tim sesa vitet me të. Ruaj kujtimet me të dhe është e vështirë njësoj si para 25 viteve. Isha 22 vjeç kur sulmi ndodhi. Atë ditë, isha duke shkuar në punë dhe një mik më telefonon dhe më thotë: “Vendos radion dhe shiko çfarë po ndodh.”

Rrok camaj ishte një emigrant shqiptar në SHBA o cili punonte në mirëmbajtjen e dritareve të Kullave Binjake, i kontraktuar nga një kompani private. Puna e tij u dokumentua edhe nga Sara Krulëich e The Neë York Times që e fotografoi në gusht të vitit 1994, ku qëndroi në platformën e ndërtuar posaçërisht për king kongun e kullave binjake, siç thërritej Camaj dhe kolegu I tij nga punonjësit e Ëorld Trading Centre.

Rrok Camaj mendohet se ishte në katin e 105 kur Kulla e Jugut u shemb tërësisht. Kulla jugore ishte e dyta e goditur nga një avion, por e para që u shkatërrua plotësisht duke rënë në tokë.

I ndjeri, 60 vjeç, telefonoi bashkëshorten për t’I treguar çfarë ndodhi, dhe 45 minuta më pas gjeti vdekjen bashkë me mijëra persona të tjerë.

“Babi im ishte shumë punëtor, erdhi në këtë vend pa pasur asgjë dhe ndërtoi gjithçka për familjen tonë. Ishte një humbje tragjike për ne. Ai na ka mësuar ne dhe na ka dhënë shumë. Ishim 20 anëtarë të familjes që ishim në përkujtimin që u bë ditën e sotme dhe rikujtuam gjithçka. Do të kemi një darkë për të përkujtuar babain. Pas 18 vitesh u martova, kam dy vajza dhe jetoj çdo ditë duke menduar a do të ishte krenar. Ishte 60 vjeç kur u nda nga jeta. Jemi rreth 90 njerëz që do të mblidhemi në shtëpinë time për ta kujtuar atë.”

Sot, komuniteti shqiptar në Neë York ruan kujtimin e tij dhe dy të ndjerëve të tjerë.

Mon Gjonbalaj ishte pranë moshës së pensionit, por vijonte punën në mirëmbajtjen e kullave. Ai u nda nga jeta në moshën 66 vjeçare në shembjen e kullës jugore.

Simon Dedvukaj ishte vetëm 26 vjeç, ai ndodhej në kullën e veriut, e para që u godit nga avioni.

Në Nju Jork është krijuar edhe Fondacioni Simon M. Dedvukaj, i cili synon të mbështesë edukimin dhe arsimimin e brezave të rinj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›