E Diel, 1 Nëntor 2026

Një i plagosur me thikë pas sherrit te “Petro Nini”, Policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim!

Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë (23 shtator).

Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës së mesme “Petro Nini”.

I plagosuri ka marrë plagë në bark dhe aktualisht ndodhet në operacion në spital.

Autori është identifikuar. Janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e tij.

Po këqyren dhe kamerat e sigurisë në zonën ku ndodhi ngjarja, teksa mbeten të panjohur shkaqet dhe rrethanat e krimit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›