E Hënë, 2 Nëntor 2026

Një javë protestë për Zvërnecin, protestuesit kërkojnë ndalimin e projektit dhe dorëheqje të qeverisë

Në ditën e 7 të protestës për kauzën e Zvërnecit qindra qytetarë kanë mbushur Bulevardin Dëshmorët e Kombit ku kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, Edi Rama.

Protestuesit, me flamuj shqiptarë, flakadanë dhe pankarta si “Shqipëria e shqiptarëve” dhe “Atdheu nuk është në shitje”, marshuan nga Sheshi Skënderbej drejt Kryeministrisë. Ata e cilësuan tubimin si një nismë qytetare kundër projektit në Zvërnec dhe pakënaqësisë ndaj klasës politike, duke ngritur gjithashtu shqetësime për emigracionin, korrupsionin, mbrojtjen e pronës, gjendjen sociale dhe largimin e të rinjve.

Në protestë folën emigrantë, të rinj, aktivistë dhe figura publike, të cilët kërkuan më shumë përgjegjësi nga politika. Me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, ata shprehën pakënaqësi ndaj gjithë klasës politike të 35 viteve të fundit, duke theksuar se kërkesa e tyre shkon përtej projektit në Zvërnec dhe synon ndryshim të mënyrës së qeverisjes në vend.

/rtsh/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›