E Diel, 1 Nëntor 2026

“Një jetë mes afreskeve”, ekspozita e restauratorit Jani Zoica

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Korçë ka sjellë një ekspozitë në këtë prag Krishtlindje duke prezantuar për publikun një udhëtim artistik dhe shpirtëror në botën e afreskëve dhe ikonografisë shqiptare.

Afresket e ekspozuara ndodhen në kisha të ndryshme të qarkut të Korçës por jo vetëm, të cilat janë restauruar ndër vite nga restauratori i njohur Jani Zoica.

Ai ka sjellë edhe disa vizatime të cilat kryhen para restaurimit të një afresku për të nxjerrë më mirë në pah dëmet dhe ndërhyrjet e nevojshme.

Ekspozita është çelur në galerinë e bibliotekës Thimi Mitko duke ngjallur interes te publiku artdashës.

Gazetare: K. Koçi

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›