E Martë, 3 Nëntor 2026

“Një kafe me RTSH” ndalet në Përmet, qytetarët kërkojnë emisione ku trajtohen çështjet e bujqësisë dhe blegtorisë

Rrugëtimi i gazetarëve të RTSH vijoi në qytetin e trëndafilave, Përmetin e historisë, traditës dhe kulturës si dhe në zonat e pasura përreth.

Banorët tregojnë për kanalet e preferuara si dhe temat më të ndjekura në platformën e RTSH

“Programet e RTSH i ndjekim rregullisht, më tepër duam të dimë për lajmet.

Më pëlqen shumë të shikoj aktivitete bujqësore, arsimin dhe filmat shqiptarë.

Lajmet, filmat, ndeshjet sportive…

Ne e shikojmë RTSH çfarë jepen, të gjitha emisionet”, thanë disa nga banorët.

Në sezonin që po afron banorët e Përmetit kërkojnë më shumë emisione që trajtojnë tema nga jeta e përditshme, çështjet e bujqësisë dhe blegtorisë.

“Duam të merren me realitetin, blegtorinë e bujqësinë se po zhduken

Për sportin kamë vërejtje. RTSH duhet të japë ndeshjet të gjitha nga futbolli te lojërat e tjera. Bujqësia po e po se është ekonomia e vendit

Duhen emisione ku pasqyrohet jeta në fshat

Jeta e përditshme e fshatarit të paraqitet, dhe si të edukojmë dhe shkollojmë fëmijët”, ishin disa nga sugjerimet e banorëve.

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›