Një person gjendet i vdekur në Suharekë, trupi dërgohet për obduksion

Një person është gjetur i vdekur të martën në Suharekë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 3 nëntor 2026, rreth orës 14:30. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
"Suharekë 03.11.2026-14:30. Lidhur me rastin në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.Me vendim të prokurorit të rastit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), për obduksion", thuhet në raport.
Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me rrethanat e vdekjes. /Telegrafi/