E Enjte, 5 Nëntor 2026

Një person humb jetën nga të shtënat me armë në Vlorë (EMRI)

Një 41 vjeçar, i identifikuar si Leartiad Lekaj ka mbetur i vdekur si pasojë e breshërisë së armëve të zjarrit mbrëmjen e kësaj të shtune në Vlorë.

Konkretisht ngjarja ka ndodhur në lagjen 28 –Nëntori, përballë Kishës Ortodokse.

Persona të ndryshëm dyshohet se kanë qëlluar kundrejt njëri-tjetri përgjatë gjithë gjatësisë së rrugës pranë Kishës Ortodokse .

Ndërkohë automjeti është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Policia ka ngritur pika kontrolli në akset kyçe të qytetit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›