E Diel, 1 Nëntor 2026

Një pjesë e protestuesve largohen nga Kuvendi, shkojnë drejt komisariatit 1 dhe 4 për lirimin e personave të ndaluar

Një pjesë e protestuesve janë larguar nga Kuvendi, duke iu drejtuar komisariatit numër 1 dhe 4 në kryeqytet, aty ku mendohet se janë disa nga personat e ndaluar në nisje të tubimit.

Ata kërkojnë lirimin e personave të ndaluar.

Ndërkohë që pjesa tjetër vijon të qëndrojë përpara Kuvendit.

Deri më tani janë 5 protestues që janë shoqëruar në polici, të cilët qëlluan makinën e kreut të Kuvendit Niko Peleshi me miell, si dhe tentuan të qëllonin me vezë deputetët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›